Welcome to Vlora

Vijon operacioni “Tragjasi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Kapet dhe vihet në pranga shtetasi i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Tragjasi”, finalizuar rreth 6 muaj më parë nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me forcat policore të Stacionit të Policisë Orikum, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 2 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë dy të tjerë, si dhe u sekuestruan 53 lëndë narkotike cannabis, një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu dhe armë të ftohta, ka vijuar puna për kapjen e shtetasit që ishte shpallur në kërkim.
Si rezultat i një pune të vazhdueshme është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim T. T., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar gjatë operacionit, ka kultivuar bimë të dyshuara cannabis sativa në disa parcela, në fshatin Tragjas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.