Një tërmet ka lëkundur ditën e sotme Shqipërinë. Tërmeti ishte me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter me epiqendër në Shetaj të Gjirit të Lalzit, afër detit Adriatik.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.
Zona ku ka rënë tërmeti nuk është e panjohur për lëkundjet sizmike, pasi ajo ishte ndër më të prekurat në 2019 kur Shqipëria u godit nga tërmeti i fuqishëm 6.4 i shkallës Rihter që la pas 51 viktima dhe mijëra të pastrehë.
Shto koment