Welcome to Vlora

I shpëtoi atentatin në Vlorë, kush është Marion Mitro, vrasësi me pagesë që porositi ekzekutimin e ish-prefektit Dervishi

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se është qëlluar nga një makinë në lëvizje në drejtim të Marion Mitros, i cili ka marrë dy plumba, një në krah dhe një tjetër e ka ‘gërvishtur’ në kokë. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Mitro nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai ka qenë i arrestuar më parë, gjatë vitit 2014, pasi akuzohej si porositësi i atentatit me bombë ndaj ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

Gjithashtu, Mitro akuzohej si pjesë e bandës së Julian Sinanajt, për vrasje me pagesë. Anëtarët e kësaj bande, përfshi dhe Mitron, akuzohen për një sërë veprash të rënda kriminale si vrasje, trafik armësh e tritoli, si grup i strukturuar kriminal. Gjithasut, kjo bandë është akuzuar edhe për sulmin me tritol ndaj banesës së Ardian Kollozit, ish-deputetit të Qarkut të Vlorës.

Nga raportimet e para, dyshohet se Mitros kanë dashur t’i bëjnë atentat. Ndërkohë, gjatë krehjes së zonës policia ka gjetur dhe një makinë të djegur “Land Rover”, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.