Welcome to Vlora

“The Guardian” : Qeparoi një ndër 40 plazhet më të mira të Evropës

“Qeparoi është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore që dalin nga shpatet dramatike të maleve përreth”.

Kështu nis shkrimi i gazetës prestigjioze britanike “The Guardian” në një renditje të 40 plazheve më të bukura të Evropës.

Mes plazheve ikonë të Greqisë, Italisë, Spanjës, por edhe Kroacisë dhe Malit të Zi nuk mungon as Shqipëria.

Gazeta britanike megjithatë veçon më së shumti plazhin e Porto Palermos.

Sipas saj, në këtë zonë ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesori, i quajtur Porto Palermo, është i bukur, i pazhvilluar dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor që në krye ka një kështjellë 200-vjeçare.

Gazeta Britanike sugjeron edhe një shëtitje të shkurtër përgjatë bregdetit ndërsa veçon se hotelet kanë një çmim deri në 70 euro nata në një dhomë me pamje nga deti Jon.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.