Astrit Kapaj dyshohet si grabitësi i mbi 200 shtëpi dhe më shumë 10 miliard paund sende por do të paguajë vetëm 1 paund sipas vendimit të gjykatës britanike.
Sipas Gjykatës, shqiptarit nga Vlora nuk i janë gjetur para ose sende që të vërtetojnë vjedhjen dhe kështu do të paguajë vetëm një paund. Megjithatë, ai është dënuar me 10 vite burg.
Laurie Porter është një nga zonjat, shtëpia e së cilës është vjedhur nga Astrit Kapaj. Ajo rrëfen për “Shqipëria live”: “Kapaj na dëmtoi shumë rëndë psikologjikisht. Ne nuk e dinim se te shtëpia e kujt do të hynte. Shihja nga kamera e shtëpisë që ai rrinte jashtë shtëpisë. Shtëpinë tona janë kështjellat tona dhe ne nuk ndiheshim të sigurt. Ai ka vjedhur shtëpinë time dhe shtëpitë e shoqeve të mia. Janë vjedhur shumë të jashtëzakonshme parash dhe sendesh me vlerë”.
Gazetari i Daily Mail dyshon se grabitqari i shtëpive të britanikëve nuk ka vepruar i vetëm. “Ka vjedhur shtëpi dhe vila të të famshmëve, në lagje shumë të njohura me siguri të lartë, dikush duhet ta kishte ndihmuar. Po ashtu ka pasur nevojë për ndihmë të shesë sendet që kanë vjedhur”.
Por Porter kujton periudhën kur Kapaj lëvizte në lagje: “Kaloi vite duke investiguar zonën, në periudhën 2004-2005 ai ka ecur në këtë zonë, për të njohur sa më mirë zonën. Policia nuk ka parë dikë tjetër. Unë besoj se në shtëpitë tona ai lëvizte dhe vepronte i vetëm”.
Ndër të tjera Porter thekson se ngjarja nuk ka ndikuar në opinionin e saj për shqiptarët. Madje shfaqi interesin për të vizituar Shqipërinë.
Shto koment