Temperaturat e ulëta kanë sjellë sërish reshjet e borës në Llogara. Siç raporton gazetari ndonëse bora po bie me intensitet aktualisht nuk ka probleme në qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë, autoritetet apelojnë se drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes në lëvizje për shkak të ngricave që mund të krijohen nga temperaturat e ulëta.
Reshjet e borës dhe ngricat që kanë përfshirë vendin ditët e fundit kanë sjellë probleme me qarkullimin në disa akse të vendit. Autoriteti Rrugor ka rekomanduar në pjesën më të madhe të tyre përdorimin e zinxhirëve dhe gomave të dimrit.
Shto koment