Është dita e Milan-Juventus ndeshja e madhe e javës së 16-të të Serie A, por dy lojtarë të Juventusit, Alex Sandro dhe Cuadrado, rezultuan pozitivë në Covid-19 dhe ekziston frika e një shpërthimi. Në mëngjes do të dalin rezultatet e të gjitha tamponeve për të kuptuar nëse situata është përkeqësuar më tej apo jo. Nëse do të ketë raste të tjera, ASL e Torinos mund të bllokojë transfertën e skuadrës së Pirlos.
Shoqëria bardhezi ka bërë të ditur se dëshiron ta luajë ndeshjen e madhe në Milano, por është e qartë se, përballë një ndalimi të ardhur nga autoriteti shëndetësor, nuk mund të bëjë asgjë vecse të evitojë nisjen për në kryeqytetin Lombard.
Precedenti i ndeshjes me Napolin tani është i destinuar të bëjë jurisprudencë dhe Juventusi do ta gjente veten në situatën e të kaltërve. Dr. Roberto Testi, drejtor i Departamentit të Parandalimit të Asl të Torinos, i tha Calciomercato.it: “Nëse do të kishte një vatër, vetëm atëherë duhet të ndërhyjmë. Për momentin, ne jemi vite drite larg një problemi të shëndetit publik. Ju shpjegoj se çfarë nënkuptohet me një problem të shëndetit publik: nëse ka raste të pozitivitetit tek Juventus ose Fiat Mirafiori, ato menaxhohen nga shoqëria. Nëse shfaqen tre pozitivë të tjerë nga tamponet tek Juventus dhe mund të perceptohet se mund të zhvillohet një zinxhir rastesh të tjera, atëherë ASL është e detyruar të ndërhyjë. Një rast i ngjashëm me Juventus-Napoli? Jo, ai nuk ishte një problem i shëndetit publik, për mua Juve-Napoli duhej të luhej “.
Shto koment