sh-ministri Drejtësisë i LSI-së, Nasip Naço, i bashkohet Partisë Socialiste. Nga Berati, Naço është shfaqur krah ministrit socialist Blendi Klosi dhe ka pohuar largimin e tij nga LSI-ja.
Naço është shprehur se Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimete dhe ka theksuar se në vazhdim ai do të jetë pjesë e së majtës progresive. “Të ardhmen e shoh te PS”, ka thënë ish-ministri.
“Sot në këtë ditë të shpreh qëndrimin tim që do të vazhdoj të jem në krah të të majtës progresiste. Berati e Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente politike.
Kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI. Kontributi ka qenë modest por përkushtimi ka qenë tepër i madh për të ecur përpara. Sot jam me zotin Klosi dhe do të jem në të ardhmen me zotin Klosi.
Shqipëria nuk ka nevojë më për eksperimente politike e njerëz që janë vasalë të dikujt tjetër por të përfaqësojë një pjesë të elektoratit në qarkun Beratit i cili është i papërfaqësuar dhe që kërkon që votat të shkojnë me të majtën progresiste“, u shpreh Nasip Naço.
Ndërkohë, ministri Klosi tha se Berati duhet të rivotojë PS-në dhe Edi Ramën për një mandat tjetër.
“Berati është kantier pune. Po bëhen investime në të gjitha aspektet dhe kjo është një arsye më shumë që Beratit turistik të rivotojë PS dhe Edi Ramën. Natyrisht me të gjithë mbështetjen e madhe që kemi edhe me mbështetjen e Nasip Naços të arrijmë objektivin tonë për 5 mandate në Berat. Transformimi është me Edi Ramën kryeministër”, u shpreh Klosi.
Shto koment