Gjatë fjalimit me përfaqësuesit e biznesit në Durrës, kryeministri Edi Rama komentoi rritjen e çmimit të naftës dhe protestën e qytetarëve, të cilët kërkojnë ulje të çmimit të karburanteeve dhe produkteve ushqimore.
Rama thotë se nëse qeveria do të ulte çmimin e naftës atëherë detyrimisht qeveria do të rrisë çmimin e energjisë.
“Deri dje e kishim naftën më të lartë, sot ka ndryshuar gjëja, jo se e vendosi qeveria. Problemi kryesor sot që kanë kompanitë është a do të kemi mundësi të mbajmë normal furnizimin.
Ne i kemi vënë mburojë financiare çdo familje dhe ia kemi ndaluar erën furtunën e rritjes se çmimeve të energjisë që ti preki.
Por kjo nuk do të thotë që furtuna nuk ekziston. Janë para që i vëmë në dispozicion nga arka e shtetit.
Nëse do të ulnim taksën e naftës siç thonë me çfarë do t’i financonim këto nevoja?
Nuk rrisim dot çmimin e energjisë për të ulur çmimin e naftës për ata që kanë vetura. Nëse ia ulim naftën dhe detyrimisht rrisim energjinë goditja është marramendëse. Për këtë arsye do të mbajmë mburojën e energjisë,”– tha Rama.
Shto koment