Drejtoria e Përgjithshme Detare konfirmon se kapitaneria e portit të Brindizit ka lejuar nisjen e tragetit të linjës drejt portit të Vlorës.
Burime bejneme dije se linja e Vlorës nga Italia është nisur mengjesin e ksaj te premte dhe pritet të mbërrijë në portin e Vlorës. Në kushte jo të mira detare, koha e lundrimit të tragetit parashikohet të jetë më e gjatë se zakonisht. Ndërkohë autoritetet tona detare në varësi të kushteve atmosferike do të caktojnë dhe orën e nisjen së tragetit nga Vlora drejt Brindizit.
Pas orës 22.00 të ditës së premte kushtet atmosferike detare pritet të përmirësohen duke kthyer edhe lundrimet në linjën Durrës-Bari dhe anasjelltas.
Dy netët e fundit lundrimet në këtë linjë u anuluan duke sjellë jo pak probleme për udhëtarët dhe subjektet që transportojnë mallra me kamionë drejt Italisë përmes trageteve. Një pjesë e tyre janë dhe mallra që duhet të ruhen në kushte frigoriferike.
Terminali i udhëtarëve në portin e Durrësit ka qenë i heshtur si kurrë më parë dy mbrëmjet e fundit të marsit, ndërsa mbrëmjen e 1 prillit gjithçka pritet t’i kthehet normalitetit.
Shto koment