Welcome to Vlora

NATO sinjal Rusisë pas kërcënimit të Suedisë, lëshon avionë luftarakë në qiell

Këtë të premte, NATO publikoi në faqen e saj zyrtare në “Twitter” disa pamje nga avionët luftarakë të Danimarkës dhe të Suedisë të cilat po bënin stërvitje në ajër.

Në postimin e saj në faqen për Komandën Ajrore, NATO shkruan se këto trajnime të tilla janë jetike për partnerët e NATO-n dhe për aleatët e saj.

“Ky trajnim është jetik, kështu që pilotët aleatë dhe partnerë të NATO-s kanë njohuri për aftësitë e njëri-tjetrit duke siguruar kohezion më të mirë në operacionet e ardhshme”, theksohet në postimin e NATO-së.

Ndërkaq, në “hashtag”-et poshtë këtij shkrimi janë përdorur “NATO, Sigurojmë qiejt, më të fortë së bashku”.

Kujtojmë se ditë më parë Rusia ka kërcënuar Suedinë dhe Finlandën në rast se këto dy shtete do të bënin përpjekje për t’u anëtarësuar në NATO.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.