Pas dy viteve të vështira pandemike, sitet arkeologjike dhe monumentet e kulturës në qarkun e Vlorës kanë nisur të frekuentohen nga pushuesit vendas dhe të huaj.
Madje numri i tyre deri në këto momente përllogaritet edhe më i lartë si ai i kohës para pandemisë, në vitin 2019.
Për këtë arsye pritshmëritë për numrin e vizitorëve që do të shohin nga afër sitet apo monumentet arkeologjike, janë mjaft të larta.
Përveç përgatitjeve që kanë të bëjnë me infrastrukturën, pastrimin dhe vendosjen e tabelave orientuese, drejtoria rajonale e monumenteve të Vlorës ka zgjatur edhe orarin e vizitave në këto site. Edhe pse jemi në fillim të sezonit, tendenca e vizitorëve ka përcaktuar edhe monumente që frekuentohen më së shumti.
Interesante në sytë e të huajve janë parë edhe ndërhyrjet restauruese në fshatrat Dhërmi dhe Vuno, të cilat janë frekuentuar më shumë se më parë dhe po ashtu monumente të kultit në tërësi në bashkinë Himarë. Ndërkohë këtë sezon, sitet arkeologjike do të jenë edhe pjesë e aktiviteteve kulturore.
Shto koment