Udhëtimet me “kamper” tashmë janë mënyra më e preferuar për të shijuar pushimet.
Për më të rinjtë, pushimi në kamperin i lidh më shumë me natyrën. Në plazhin e quajtur Porto Nova ne Zvërnec gjen pothuajse gjithmonë vizitorë nga shumë vende të ndryshme Për turistët e rinj nga Franca, vizita në këtë vend erdhi nga kurioziteti për të njohur Ballkanin dhe Shqipërinë.
“Prej 6 muajsh udhëtojë me kamperin tim..një mënyrë e mirë jo vetëm për të shijuar natyrën dhe për të vizituar shumë vende por është ideale pasi ti pushin e argëtohesh në lirinë tende dhe me pak para ky vend është vërtet një nga vendet më të bukura që kam vizituar, kaq bukur e kaq miqsore si natyra dhe njerëzit”, thotë një turist francez.
Mes pushuesve gjen edhe nga ata që po qëndrojnë prej një kohe të gjatë këtu.
“Prej 3 muajsh ndodhem një Shqipëri dhe kam zgjedhur këtë lloj pushimesh pasi ti përjeton me sytë e ty çdo gjë qe shikon dhe duke shkuar nëpër hotele ti humbet mundësinë te njohësh dhe ndjesh kontaktin e kësaj bukurie qe vende të tilla ofrojnë”, shprehet turisti nga Gjermania.
“Jam e lumtur që ndodhem këtu..udhëtimi në këtë vend dhe në vendet Ballkanike më ka ndryshuar mendimin qe Shqipëria nuk është vend i sigurt, por është e kundërta :është një nga vendet më të sigurta dhe miqësore qe kam vizituar.Është vërtet një mrekulli ,shijon malin/detin/flamingot njëkohësisht”, thotë Greis.
“Mendoj se ky lloj udhëtimi të shmang nga vendet e mbipopulluara dhe kisha dëshirë të vizitoja vendet ballkanike… Më pëlqen liria që ti përjeton teksa udhëton në vende të atilla me kamperin tënd, nuk është mënyrë për të kursyer lekë por vetëm kështu jam më pranë realitetit, takon njerëz dhe dashurinë e tyre me sytë e tu por dhe vizitoj vende të veçanta”, tregon Mari nga Zvicra.
“Prej Italisë përfunduam në vendet ballkanike dhe rezultoi qe vendet ballkanike kanë natyrë dhe vende fantastike. Këtu në Portonovë pamja është marramendëse, ti shikon kodra /detin/plazhin e sidomos njerëzit janë kaq shumë miqësorë”, thotë një turiste gjermane.
“Prej 10 vitesh kam jetuar në Berlin, por ka 1 vit e gjysmë qe jetoj në kamperin tim. Jam programuese kompjuterësh dhe në këtë momente po punoj. Kam ndërthur punën me relaksin e natyrës dhe të udhëtimit me kamper. E lodhur nga jeta në Berlin, zgjodha të kombinoj punën me udhëtimet pasi kështu relaksohem dhe marr energji të re”, thotë Xhorxhia nga Italia.
Plazhet e paprekura përgjatë bregdetit shqiptar mbledhin shumë udhëtarë aventuriere që shtëpinë e tyre e kanë të lëvizshme për të shijuar natyrën dhe për të njohur vende të reja.
Shto koment