Welcome to Vlora

Bukuritë e Vlorës, destinacion mahnitës për turistët

Kaltërsia dhe qetësia e valëve konsiderohet ilaç për shpirtin dhe trurin e shumë kujt. Ndërsa ato të Detit Adriatik që janë afër Gjirit të Vlorës ngërthejnë në vete mistere të shumta, që do të mbesin përherë të pazbuluara.

Por, nga njerëzit janë duke u dalluar bukuritë natyrore që janë afër këtij deti. Ishulli i Sazanit dhe Gadishulli i Karaburunit janë dy pikat që vizitohen për vjet me radhë nga turistë të shumtë, si të huaj por edhe shqiptarë.

Toka e vetme që konsiderohet si ishulli më i madh i Shqipërisë është Sazani, i cili pos gjelbërimit dhe shkëmbinjve që ka, dikur përdorej si bazë ushtarake gjatë pjesës së parë të viteve të 90-ta.

Kurioziteti shtohet edhe më shumë me Shpellën e Haxhi Alisë, e cila përherë nuk braktiset nga njerëzit për shkak të historisë së saj të lashtë.

Kushdo që kalon në këto pjesë apo përgjatë tyre me anije mbeten çdo herë të mahnitur si dhe me dëshirën për t’i parë sërish këto vende.

Disa pushues nga Kosova që ishin në Vlorë thanë se janë të jashtëzakonisht të kënaqur nga pritja që ju bëhet në këtë vend si dhe nga vizita në Sazan dhe Karaburun.

Kryetari i kësaj Bashkie, Dritan Leli, ka thënë se janë bërë gati për të filluar këtë sezon turistike dhe i mirëpresin të gjithë ata që janë të interesuar.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.