Dhjetëra portrete dhe peizazhe të sjella me mjeshtri kanë tërhequr artdashësit vlonjatë në ekspozitën e hapur nga Mjeshtri i Madh, Buron Kaceli.
Të pranishëm ishin artistë nga e gjithë Shqipëria, të apasionuar pas pikturës, si dhe autoritetet vendore.
Për piktorin Kaceli kjo ekspozitë përmbledh vepra të tij në 15 vitet e fundit, me 45 punime në peisazh, natyrë të qetë apo portret.
Arkitekti dhe kuratori i disa kolonive të pikturës në Vlorë, Piro Stefa e quan ekspozitën një përfaqësim të denjë të Buron Kacelit, që sipas tij prej kohësh e ka marrë titullin “sinjor i artit pamor”.
Për piktorët e njohur vlonjat Agron Dine dhe Edi Kojani kjo ekspozitë êshtë një vlerë e shtuar e promovimit të artit dhe kulturës elitare në Vlorë.
Të pranishëm në çeljen e ekspozitës edhe kryetari i bashkisë Dritan Leli si dhe zv. ministrja e turizmit Vilma Bello thanë se tashmë Vlora është jo vetën atraksion turistik detar, por edhe destinacioni i parapëlqyer të artistëve të mëdhenj.
Shto koment