Investimi prej 24 milion lekësh nga UNDP dhe 300 mijë lekë prej qendrës, nuk i përmirësuan kushtet e “Qendrën rezidenciale të personave me aftësi të kufizuara” Vlorë .
30 rezidentët me aftësi të kufizuara jetojnë në kushte të vështira në mes lagështirës, mykut dhe suvave të rëna.
Edhe pse rikonstruksioni zgjati për më shumë se një vit, sërish kushtet mbetën të pandryshuara. Fiks Fare solli foto dhe video të “Qendrës rezidenciale për personat me aftësi të kufizuar” në Vlorë, të cilat kishin mbërritur në redaksinë e këtij emisioni nga punonjëset e qendrës. Duken qartë që përveçse krevatëve të shkatërruar dhe jo fuksional, mungojnë dyert, lagështirë dhe myk ,pirgje me rroba të palara dhe suva të rëna në tokë.
Në këtë qendër marrin shërbim 30 persona që janë rezidentë nga mosha 10 deri 33 vjeç të braktisur apo me aftësi të kufizuar. Gazetarët e Fiksit shkojnë për të parë situatën nga afër në këtë qendër në Vlorë. Panorama është e njëjtë siç tregohet në fotot dhe videot e ardhura më herët në redaksi. Dyert mungojnë , krevatet e prishur, mure me lagështirë dhe myk apo njerëz të sëmurë që flenë në tokë.
Gazetarët e Fiksit takojnë drejtoreshën qendrës znj. Elida Grabova. Ajo pranon se situata është e njëjtë dhe e vështirë edhe pas një investimi nga UNDP me vlerë 240 milion lekë të vjetra për rikonstruksionin e qendrës.
Drejtoresha pohon për Fiksin se me nisjen e projektit për rikunstruksion, ata janë zhvendosur për gati një vit në ambjentet e një kopshti, por kur u kthyen në shtator qendra brenda 1 jave nxori problemet me lagështirën, instalimet apo dyert. Si rrjedhojë nuk kishin pranuar ta merrnin edhe në dorëzim. Përsa u përket shtretërve qendra kishte bërë vetë një tender për blerje, por firma i kishte sjellë jo cilësor dhe kjo sipas drejtoreshës, pasi në që në fillim të tenderit nuk u përcaktuan mirë detajët.
” Detaje siç janë trashësi e dërrasës apo cilësia e saj,duke marrë parasysh se fëmijët nuk kanë sjellje normale dhe krevatët janë prishur dhe këto nuk ishin të përcaktuara qartë në tender” shprehet drejtoresha. Ajo pranon fajin në këtë proces duke u justifikuar me faktin se nuk dinin kriteret që duhet të përcaktonin. Znj.Grabova nuk pranon të ketë rezidentë që flenë në tokë, por që sipas saj ata kanë dëshirë të ulin dyshekun në shesh.
Gazetarët e Fiksit i drejtohen bashkisë për të marrë përgjigje ku telefonojnë drejtorin e shërbimeve. Ai u thotë gazetarëve se se për këtë problematikë nuk ka dijeni pavarësisht se detyrën e drejtorit e mbante prej 5 muajve. Megjithatë drejtori i premtoi emisionit Fiks Fare se do kthente një përgjigje më të detajuar në ditët në vijim. Përgjigja ende nuk ka mbërritur në redaksinë e emisionit Fiks Fare.
Shto koment