Welcome to Vlora

Monumentet e lashtësisë së Vlorës

Kalaja e Vlores gjendej ne afersi te skeles se sotme (sot stadiumi i Vlores).Ajo eshte ndertuar ne vitin 1531 prej sulltan Sulejmanit. Deri ne vitin 1906 ndodhej ne gjendje te mire, por me pas u shkallmua per te ndertuar me guret e saj rrugen Vlore-Skele. Forma e saj eshte ajo e nje tetekendeshi te rregullt me brinje rreth 90 m. Siperfaqja e saj ka qene 3,5ha. Kjo kala eshte ndertuar me muret e kalase se Jengjecit qe gjendej ne buze te detit ne fshatin Zvernec. Pra eshte ndertuar nga guret e mureve rrethues te qytetit antik te Treportit.


Kalaja e Sofes
 e vendosur ne nje koder prane Tragjasit ka gjatesi 100-110m dhe gjeresi 50m. Nga germimet e bera aty, duket se i perket shek.VI para krishtit.. Muret e saj jane shume te shkaterruara, te ndertuara me llac me gjeresi 120-140cm. Ne krahun JL te saj ndodhen mbeturinat e nje kishe

Kalaja e Gjon Bocarit ndodhet ne afersi te fshatit Tragjas, e ndertuar ne shek. XVII. Lartesia e mureve shkon ne 5.5m, kurse gjeresia 1.25m. Ne dy ekstremet e saj veriore e jugore ngrihen dy kulla gjashtekendore.


Kulla e Dervish Aliut
 (udheheqes ne kryengritjet fshatare te vitit 1847)me pamjen e nje keshtjelle, ndodhen ne lindje te fshatit Dukat.. Ka nje arkitekture te vecante, duke ruajtur tiparet karakteristike te baneses se Laberise. Ambjentet jane te pajisura me frengji per armet e zjarrit.

Kalaja e Kanines
E ndertuar ne majen e nje kodre 380m mbi nivelin e detit ajo ka nje siperfaqe rreth 3.625ha. Kanina i ka fillimet qysh ne gjysmen e pare te mijevjecarit te fundit p.e.s. Ne shek IV p.e.s. ajo shnderrohet ne nje qytet te fortifikuar me mure kuadratik. Faza e pare e ndertimit te saj dallohet per blloqet antike te gurit qe perbejne rrethimin e saj me perberje prej ranori te miocenit. Faza e dyte e antikitetit te vone dhe mesjetes dallohet per paretet e murit te ndertuara prej zeje te medhenj lumi dhe mbushje me shumice llaci e gure me permasa te ndryshme. Ndersa faza e trete dallohet per muret e ndertuar me blloqe te riperdorur antik e gure te papunuar me madhesi mesatare. Kjo kala me historine e saj eshte nje monument kulture dhe mbrohet nga shteti.

Kalaja Ali PasheTepelenes PortoPalermo, Himare.
Kjo kala eshte e vendosur ne afersi te Himares, ne gjirin me emrin Porto Palermo. Kalaja ka formen e nje pesekendeshi dhe eshte projektuar nga nje inxhinier francez. Muret e kalase kane nje trashesi rreth 1,6 m. Porta e hyrjes ndodhet ne anen lindore te kalase. Konsulli francez Pukevil shkruante se ne vitin 1806 Ali Pashe Tepelena i rezervoi aitj nje pritje ne kete kala. Ne ballin e portes se kalase gjenden te gdhendura ne stilin bizantin vargjet e bejtexhinjve te oborrit. “Me pat nakar Faethoni, dhe Pirua qe i imi, Aliu eshte zoti im, nga Tepelena trimi. Nuset e Himarioteve me ngriten me kujdes, armike per armiqte, per miqte mike me bese. Ktheni ploret o detare, afrohuni pa frike, inati i eres dhe dallget jane frike, dhe mua, qe shikoni, ngrehur ne qiell perpjete, jam e fitoreve trofe. Kala qe shkrep rrufete.

Monumentet arkeologjike
Treva e Vlores paraqet nje interes te vecante ne veshtrimin historiko-arkeologjik, per lashtesine e monumentev, per shtrirjen e tyre kohore nga prehistoria ne mesjeten e vone. Periudhen prehistorike e deshmojne monumente te tilla si:

Shpella e Haxhi Alise Karaburun
Gjendet ne Gadishullin e Karaburunit, ne kepin e ketij gadishulli. Kjo shpelle e mori emrin nga kapedani i njohur i detit Haxhi Ali Ulqinaku. Ai u vendos bashke me te birin me dy tartana ne shek e VXIII. Shpellen e perdori per nje periudhe kohe si baze qendrimi ne luftimet kunder anijeve luftarake te Anglise, Venedikut, Frances per te mbrojtur brigjet shqiptare. Kjo eshte shpella me e madhe detare ne vendin tone. Gjatesia e saj arrin 30m, 10-15 m lartesi, 9,5 m gjeresi. Pozicioni i saj ben te mundur strehimin e anijeve.

Shpella e Velces, nje nga vendbanimet shpellore ne periudhen prehistorike. Ajo karakterizohet nga nje qeramike me parete te trasha dhe te holla e zbukuruar me pikturim e incizim.Po kesaj periudhe i perket dhe Shpella e Shkruar e Lepenices (mbi fshatin Lepenice) e cila paraqet 19 figura njerezish te stilizuara dhe 8 figura gjeometrike te crregullta. Ne qender te saj eshte figura e nje njeriu, qe tregon nje kult, nje nderim ndaj njeriut. Mendohet se kjo pikture i perket fundit te mijevjecarit III p.e.s.Tumat e Vajzes dhe te Dukatit deshmojne per karakterin autokton te ilireve. Ato i perkasin epokes se bronzit dhe hekurit.

Mozaiket
Nder germimet arkeologjike ne zonen e Vlores, vend te kryesor zene mozaiket ku padyshim ai i Mesaplikut eshte me i rendesishmi. Ndertimi i tij perbehet nga nje shtrese llaci, ku pervec gelqeres dhe reres eshte perdorur dhe tulle e shtypur imet.Guret e kubikeve qe jane me madhesi 10-15 mm jane me ngjyre te bardhe, oker, roze, gri te erret, te gjelber apo me tone te peraferta me to. Brenda kornizave krijohen sektore te vecanta katerkendesh, gjashtekendesh, tetekendesh, rombe, brenda te cileve zene vend figura zogjsh, pellumba, pallonj mitologjike. Ne qender te mozaikut eshte portreti realist i vizatuar ne profil i nje burri qe ne koke mban nje kesule me majuce, e cila mbulon floket e gjate e te erret. Ne ndarjen e flokeve me kesulen ze vend nje kordele e kuqe qe valvitet. Ne pjesen e djathte te fytyres jane inicialet e mbishkrimit APARKEAS, qe mendohet te jete emri i personit. Mendohet se ky mozaik eshte bere ne shek.V e.s.

Mozaikui KarbunaresEshte i teknikes polikrome, me gure mesatare dhe nga stili mendohet t’i perkase periudhes se vone antike. Dallohet per rrathet, spiralet dhe pjese te figurave zoomorfe, te gjitha te konturuara me kubike me ngjyre te zeze.

Mozaiku i RexhepajEshte nje mozaik i thjeshte dhe i perket periudhes romake, ai paraqet nje kornize te zbukuruar me ova ne forme zinxhiri te ngjashem me zbukurimet e kapiteleve antike, kurse pjesa e brendshme eshte nje motiv ne forme gersheti qe te kujton nderthurjen e tekstilit. Ngjyrat qe dominojne jane oker, e bardhe dhe e zeze.

Muzeu Arkeologjik

Eshtë ngritur në ish Bashkinë e qytetit objekt i ndërtuar në vitin 1918 në qëndër pranë sahatit. Muzeu funksionon që nga viti 1968 fillimisht si muze i luftës dhe më vonë si muze arkeologjik. Eshtë ndërtesë monumentale për arsye të funksioneve që ka pasur është vizituar nga autoritete të larta të shtetit shqiptar që nga Fan Noli e deri në ditët tona. Ruhet salla e kryetarit të parë të Bshkisë së Vlorës dhe busti i një prej kryebashkiakëve më të suksesshëm në vitet 1926-1930 Ali Asllani i cili ishte njëkohësisht poet dhe këngëtar. Nga kjo ndërtesë ka filluar revolocioni i parë borgjez në vitin 1924. Nga ballkoni i kësaj ndërtese kanë folur Fan Noli, Ahmet Zogu etj. Muzeu ndahet në disa salla.Salla e objekteve. Ku janë të ekspozuara objekte origjinale duke filluar që nga periudha antike, prehistorike e deri në ditët tona. Duke filluar nga periudha prehistorike muzeu ka një arkiv të pasur dokumentar, harta, objekte, vendbanime, shpella të rrethit të Vlorës përmendim shpellën e Spilesë (Himare), sipas legjendës kjo shpellë mund të jetë vizituar dhe nga Odisea.Gjënden objekte të periudhës së gurit, objekte si statuja, mbishkrimetë të zbuluara para clirimit dhe të ruajtura nga koleksionisti i parë shqiptar Eqerem Bej Vlora. Si: Dionisi, gjënden edhe shumë objekte të gjetura nga gërmimet e rregullta në qytetet e rëndësishme antike (Amantia, Plloca, Oriku, Aulona, Olimpia). Ka objekte të rastit në qeramike, mermer, metal ku do të veçonim skulpturat e perendive të luftës si të Artemisës, Estias, Priapit, figura e Herkulit etj.Objektet e periudhës mesjetarePërmendim objektet e gjetura në Kalanë e Kaninës dhe objektet e Prijësit te kësaj Kalaje. Gjergj Araniti dhe të së bijës Donika.Eshtë pasqyruar në këtë muze edhe periudha e rilindjes dhe e pavarësisë. Salla e artit vlonjat ku pasqyrohen ekspozita e vëndasve më me zë: Estor Jonuzi, Agron Dine, Hilmi Bani, Vasil Talo.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.