Kalaja e Cerjes ndodhet në krah të djathtë të rrjedhës së sipërme të lumit të Shushicës, pranë vendit ku takohen dy degëzimet e tij, lumi i Kuçit të Zi dhe përroi i Smokthinës, në rrethin e Vlorës. Kodra e kalasë ngrihet e vetmuar në formë të një piramide me shpatin jugor, që përbëjnë një rrëpirë të pakalueshme mbi bregun e Shushicës.
Të kësaj natyre janë edhe shpatet e tjerë, me përjashtim të skajit veriperëndimor që zbret në një varg kodrinash. Kalaja e Cerjes zotëron hyrjen nga juglindja për në krahinën e Amantëve duke vënë në kontroll të plotë degëzimin e rrugës Aulon – Amantie, që lidhte këto të fundit me zonën e brendshme të Kaonisë.Kalaja e Cerjes, për nga sipërfaqja e kufizuar dhe pjerrësisë natyrale të terrenit nuk arriti të zhvillohet si një qendër e mirëfilltë qytetare.
Kalaja më tepër ka luajtur rolin e një fortifikimi të vogël me karakter ushtarak, ku mund të strehohej edhe popullsia e vogël fshatare përreth.Për datimin e saj, në mungesë të gërmimeve arkeologjike mbështetemi vetëm në teknikën e mureve rrethuese tipike të fundit të shek. IV – gjysma e parë e shek. III p. Kr.Cerja lidhet më tepër me qendrat e luginës së Drinosit, me Zgërdheshin dhe Dorëzin.
Në planimetri, kalaja ka formën e një katërkëndëshi me sipërfaqe rreth 2 ha, e rrethuar nga tri anët me mure, me përjashtim të shpatit jugor që duket se ka qenë lënë i pa fortifikuar. Muri rrethues mund të gjurmohet në të gjithë gjatësinë e tij prej 465 m, me trakte të ruajtur në lartësinë e 2-3 rreshtave, kryesisht në anën lindore.
I gjithë muri paraqet një dorë të vetme ndërtimi, me muraturë katërkëndëshe izodomike dhe lartësi të rreshtit rreth 0.60 m. Gjerësia e murit është 3.30 m. Ai përbëhet nga dy faqet dhe mbushjes së mesit
Shto koment