Welcome to Vlora

Ministrja:Rritja ekonomike e Shqipërisë më e larta në rajon, e krahasueshme me BE

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi në seancën plenare të ditës së sotme ka folur për rritjen ekonomike në vendin tonë duke bërë një krahasim me vendet e BE.

Ekonomi tha se që rritja ekonomike në Shqipëri shënoi 5.97% rritje në tre mujorin e parë, që është rritja e nivelit më e nivelit të lartë e krahasueshme dhe me vendet e BE ku mesatarja është 5.6 %, ndërsa theksoi se në rajon kjo është rritja më e lartë.

Duke iu referuar shifrave të INSTAT, Ekonomi tha: “Tani është një fakt i rëndësishëm që rritja ekonomike në Shqipëri shënoi 5.97% rritje në tre mujorin e parë, që është rritja e nivelit më e nivelit të lartë e krahasueshme dhe me vendet e BE ku mesatarja është 5.6 %. Ndërkohë dhe në rajon kjo është rritja më e lartë.

Duke parë ecurinë e ekonomisë deri në vitin 2021, kemi vënë re që gjërat kanë qenë të vështira por ekonomia jonë ka rezistuar.

Po të shikoni raportin e agjencisë së sigurimit të depozitave ka një shifër që tregon dhe një rezistencë tjetër.

Numri i individëve që kanë depozita të nivelit të sigurimit, pra 2 milionë e 500 mijë lekë të reja, numri i tyre në fund të 2021 ishte rritur me 9% krahasuar me fundin e vitit 2020.

E numri i depozituesve kishte shkuar më shumë se 2 milionë e 611 individë

kjo tregon që masat që janë marrë dhe rritja ekonomike i ka sjellë një të mirë familjeve shqiptare”, tha Ekonomi.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.