Deri pak kohë më parë ishte e rrallë të shihje turistë të Vlorës përtej rrezes që shihte detin.
Sot, Qendra Historike e ka shpërndarë turizmin në të gjithë qytetin, për t’i njohur vizitorët me të shkuarën, përpara se Vlora të bëhej shtëpia e të gjithëve. Miqtë e Puglias u ndalën te historia sepse, në fund, përmes shijes, pikërisht atë do të promovojnë.
Noe Andreano, Kryetari i Bashkisë së Casalvecchios dhe të gjithë miqtë e Puglias që po vizitojnë këto ditë qytetin, nuk mund t’a linin Vlorën pa vizituar dhe godinën e bashkisë,të cilët u mikpritën nga kryebashkiaku z.Dritan Leli .
‘Biseda e gjatë na ndihmoi të gjithëve për të detajuar projektin që do të ndihmojë turizmin dhe ekonominë. Me promovimin e produkteve lokale, identiteti i qytetit do të ngelet në kujtesën e çdo turisti‘ -shkruan kryebashkiaku në faqen e tij zyrtare në facebook




Shto koment