Një mjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në afërsi të Dukatit në Vlorë. Mjeti me drejtues shtetasin A.K ka marrë flakë në ecje, por fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime të shoferit, por vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike ajo që është bërë shkak për djegien e mjetit, ndërkohë që vijojnë hetimet nga ana e Policisë.
Ja njoftimi i plotë i policë
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:35, në aksin rrugor Vlorë- Sarandë, në fshatin “Dukat“, një mjet i markës “Renault”, me drejtues shtetasin A. K, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes
Shto koment