Tomini tha se agresiviteti i sëmundjes ka rënë, duke vënë re edhe shifrat, por që është ende herët për të folur për një lirim masash. Ajo shtoi se edhe pse jemi në pikun e dimrit, gjithçka i duhet lënë kohës.
Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP deklaroi se është ende herët për të folur për një eliminim total të masave shtrënguese.
E ftuar në ‘Log”, Tomini tha se agresiviteti i sëmundjes ka rënë, duke vënë re edhe shifrat, por që është ende herët për të folur për një lirim masash. Ajo shtoi se edhe pse jemi në pikun e dimrit, gjithçka i duhet lënë kohës.
“Kemi rënie të shofrave. Rënia i dedikohet një ulje të agresivitetit të sëmundjes pavarësisht se raste të rënda përsëri ne kemi në spitale. Së dyti kemi edhe marrje masash që janë mbivendosur njëra tjetrën dhe e kanë lehtësuar atë zinxhirin e transmetimit të infeksionit, sepse ju e dini që shumë struktura të tjera funksionojnë online ose me kapacitete të minimizuara.
Ndërkohë po shohim edhe deri diku një respektim të asaj që quhej një masë kaq e rëndomë, si maska brenda dhe jashtë. Ky është një vlerësim dinamik, është një situatë trazitore, pavarësisht se jemi në pikun e dimrit. Do i lihet kohës,”– tha Tomini.
Shto koment