Më 31 dhjetor një ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë ku dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Meta iu mor j eta nga Përparim Tela. Vëllai i dy motrave të ndjera ka zbuluar dje detaje nga ngjarja e rëndë.
Metani u shpreh se Përparim Ademi ka pasur fëmijë me Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanit dhe që i kanë shitur këta fëmijë në Selanik, mbi 10 fëmijë siç deklaroi ai.
“Nëse ti flet me policine, do të shuaj si familje. E mori motrën e vogël dhe e çoi në Selanik. I linte shtatzënë dhe i detyronte që t’i shisnin. Janë shitur mbi 10 fëmijë. Dy motrat e mia, ka qenë edhe e shoqja e tij në Greqi. Edhe gruaja e tij ka ngelë shtatzënë dhe e kanë shitur fëmijën. Kjo pasi nuk u dilnin lekët që të mbaronin vilën,” tha ai dje në një intervistë.
Mbi Përparim Ademin veç marrjes se jetes rëndon akuza për shitje fëmijësh. Bëhet me dije se Bashkim Metani do të merret në pyetje në lidhje me këtë çështje.
Kutojmë që më 31 dhjetor Përparim Ademi u mori jeten dy motrave në Astir. Mësohet se Ademi kishte lidhje me të dyja dhe se i kishte marre jeten pasi mendonte se Zhaneta e tradhtonte.
Shto koment