Pastrimi i qytetit nga mbeturinat tashmë po kthehet në një sfidë midis institucioneve përgjegjës kundër banorëve të zonave të ndryshme të Vlorës. Edhe packas,rivendosja e koshave të rinj nuk ka sensibiluzuar masën për të kuptuar se ku mund ti depozitojnë banorët ato . Tashmë kryebashkiaku i Vlorës z.Dritan Leli ,cdo ditë pasqyron punimet nga skuadrat e pastrimit në cdo lagje të Vlorës,ku dallohet qartazi vështirësia për emancipimin e disa banorëve apo subjekteve që shkelin cdo orë ligjin .Po kështu dhe dita e sotme,në një nga zonat më të populluara të Vlorës,situata e mbeturinave është një gangrenë e madhe,ku vet kryebashkiaku Leli i ka publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook .
“Se ç’punë kanë rrjetat e peshkatarëve mes pallatesh, nëpër lagje të qytetit, bashkë me ç’kanë zënë në det, arka peshku e qese plastike, do ekip më vete të shpjegohet. Shkrimet nëpër mure, shkruar nga banorët, tregojnë që rastet janë të përsëritura dhe që puna e punëtorëve shkon nëpër koshat bosh, ca metra me larg. Si mund t’a ushqesh vetë këtë pamje, për ta parë çdo ditë, sa herë hyn e del nga hyrja e pallatit?!”
Shto koment