Welcome to Vlora

Vlorë, përfshihet nga flakët “Mercedesi”dyshohet se…

Është përfshirë nga flakët një makinë në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë. Policia thotë, se makina tip “Mercedes”, në pronësi të L. M., ishte e parkuar kur mori flakë në pjesën e përparme.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti në mjet. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i Policisë: Vlorë/Informacion paraprak, Më datë 22.02.2022, rreth orës 03:40, në lagjen “Kushtrimi “, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme automjeti tip “Mercedes”, në pronësi të shtetasit L. M., i cili ishte i parkuar. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.