Welcome to Vlora

Kryebashkiaku i Vlorës : Kemi në fokus konsolidimin dhe funksionimin e zyrave të posaçme

Kryebashkiaku i Vlorës z.Leli priti sot në zyrën e tij përfaqësuesit e projektit Star 3, të cilët kanë në fokusin e tyre shërbimet e përshpejtuara të cilat i vinë në ndihmë komunitetit .

 

‘Sot, prita në zyrën time Artur Kurtin dhe perfaqësues të tjerë të projektit STAR 3, projekt i qeverisë shqiptare, mbështetur nga UNDP dhe donatorë të tjerë. Projekti ka në fokus konsolidimin dhe funksionimin e zyrave të posaçme, me shërbim të përshpejtuar, që shmangin gjithë harxhimin e kohës dhe orvatjet e kota për të kryer një shërbim. Shumë shpejt, në Bashkinë e Vlorës dhe njësitë administrative, keto shërbime do të jenë te gatshme për të sjellë shërbimet e kërkuara me afër qytetarëve.’

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.