Sot kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për mediat për 10 vjetorin e vrasjes së katër protestuesve më 21 janar 2011.
Në fjalën e tij, Rama tha se drejtësia për këto vrasje nuk është e plotë, ndërsa theksoi se drejtësia duhet të veprojë pasi Parlamenti nuk bën gjyqe dhe as akuza penale.
Janë të gjithë dëshmitarë që është kthyer në normë se protesta është shprehje e të drejtës dhe nevojës për të dëgjuar dhe si asnjëherë më parë në këto vite qeveria e Shqipërisë ka pasur jo vetëm vullnetin për të dëgjuar, por edhe karakterin për të reaguar deri edhe duke kërkuar ndjesë përmes të drejtës së vet dhe arsyes që kanë treguar se ka qenë qeveria në pozitën e palës që duhet të tërhiqet dhe kanë qene protestuesit në pozitën e palës që jo vetëm të dëgjohet por edhe vlerësohet dhe me i dhënë të drejtë për argumentin. Nëse protesta është një e drejtë e pakontestueshme, e drejta nuk është gjithmonë në ata që protestojnë. Situata në vendet e kësaj familje euorpaina që ne i përkasim menjëherë ngrenë shqetësimin dhe pikëpyetjen duke thënë një të vërtetë që drejtësia për 21 janarin është papërfunduar larg së qeni e përfunduar. Por duke ngatërruar nga ana tjetër kohën që jemi sot dhe nuk jemi qysh në fakt që prej 1990 në një kohë kur politika dhe partitë që qeverinë dhe qeveria vetë apo kryeministri mund të bëjë atë që i takon të bëjë drejtësia. Parlamenti nuk bën gjyqe dhe nuk jep vendime gjyqësore, qeveria nuk bën rolin e prokurorisë dhe as ministri i Drejtësisë dhe as kryeministri nuk mund të ngrenë akuza penale për t’ja çuar gjykatës së partisë. Është drejtësia që i bën të gjitha këto. Ende sot drejtësia nuk e ka kryer detyrën e vetë për të vënë në vend secilin nga pjesëmarrësit në atë tragjedi, për të vënë në vend të drejtën e padiskutueshme të të gjithë të afërmve të 4 dëshmorëve të 21 janarit,-tha Rama.
Shto koment