Drejtoria e Përgjithshme Detare bëri një paralajmërim të enjten për përkeqësim të motit në vendin tonë. Në njoftim thuhet se “duke filluar nga mesnata e ditës së sotme deri në mesnatën e datës 23 janar, moti do të përkeqësohet.
Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 m. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.”
Shto koment