Këshilli i Qarkut Vlorë nderon sportistin e njohur vlonjat, Pandeli Opingari me titullin “Personalitet i shquar i Qarkut të Vlorës”.
Ishte Kryetari i Qarkut z. Ervis Moçka që i dorëzoi titullin me motivacionin:
“Për veprimtarinë e gjerë në drejtimin e ekipit të futbollit FLAMURTARI në vitet 60, për pregatitjen e talenteve të reja sportive në qytetin e Vlorës dhe si mësues i talentuar i edukimit fizik”.
Miq, dashamirës dhe legjendat e Flamurtarit të viteve të suksesëshme, uruan sot z. Opingari për titullin, me fjalët me të mira për një figurë shumëdimensionale me kontribute te veçanta jo vetëm ne fushën e sportit por edhe në atë të edukimit.
Shto koment