Welcome to Vlora

Flamurtari i hap dyert portierit ukrainas, Idrizi: Presim të tjerë

Flamurtari, i pari klub në Shqipëri që hap dyert për futbollistët ukrainas, të cilët vijnë në vendin tonë për t’i shpëtuar luftës.

Klubi vlonjat ka bërë një akt shumë të veçantë, teksa së fundmi ka afruar në skuadër një portier 16-vjeçar, që do të qëndrojë te kuqezinjtë deri në përfundim të luftës. Ai quhet Bogdan Kaliniçenko dhe vjen nga Kievi, ku është aktivizuar te skuadra rajonale DUSH 26 në vendlindjen e tij.

I riu ka mbërritur në Vlorë bashkë me nënën e tij dhe janë strehuar në Radhimë, ndërsa babai ka mbetur në Ukrainë, pasi po jep kontributin në luftë. “

Jam portier. Vij nga Kievi dhe kam qenë pjesë e skuadrës DUSH 26. Kemi ikur për të shpëtuar jetën. Do të doja që të stërvitesha me ekipin tuaj. Kemi kaluar trauma dhe një moment shumë të vështirë”, kaq fjalë kanë mjaftuar që drejtori Ardi Ciruna t’i japë viston që të stërvitet me skuadrën, pas konsultës që bëri me administratorin Sinan Idrizi.

Të gjithë po e mbajnë afër. Kujdes të veçantë për të po shfaq Shpëtim Moçka së bashku me përgatitësin e portierëve, Erion Dine, dhe Saugli Alimuçajn. Ditën e parë në stërvitje uparaqit me të ëmën, ndërsa dje ishte vetëm. Udhëton nga Radhima për të mbajtur formën sportive.

Shokët e skuadrës së re po përpiqen që t’i japin shumë mbështetje dhe ngrohtësi, ndërsa u ka tërhequr vëmendjen për cilësitë e mira që ka si portier, edhe pse i ri. ADMINISTRATORI

Sinan Idrizi pohon se dyert e Flamurtarit do të jenë të hapura edhe për të tjerë ukrainas. Rregullorja lejon që të federohen dy futbollistë nga Ukraina, ndaj nëse bindin ata do të përfshihen në listë. Për “Panorama Sport”, administratori theksoi: “Do të gjejmë kontakte edhe për futbollistë të tjerë nga Ukraina. Do të shikojmë ndonjë mundësi tjetër, pse jo, për t’i pasur për vitin që vjen, nëse do të dëshirojnë. Futbollistët më thonë se janë shumë të kënaqur me Bogdan Kaliniçenkon. E tregojnë djalë të mirë dhe të talentuar.”, u shpreh administratori.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.