Welcome to Vlora

“Ja përse nuk e mundin dot”! Sokol Kushta e tregon mes batutës: Armand Duka punon 4 vite për 1 ditë, këta të tjerët punojnë 1 ditë dhe duan…4 vitet

Në emisionin “Dribbling” që transmetohet në “Fax News” është folur shumë sa i përket zgjedhjeve të reja për president në FSHF. I ftuar ishte edhe një prej emrave legjendë si Sokol Kushta. Një kritikë i madh i presidentit aktual, Armand Duka, por kur flitet për garën aktuale, nuk mungon edhe një batutë domethënëse.

“Armand Duka punon 4 vite për këtë ditë, ndërsa këta të tjerët, punojnë 1 ditë dhe duan të marrin 4 vitet. Prandaj nuk fitojnë dot”, tha Kushta. Në zgjedhjet e shkuara pati jo pak kritika për të ndjerin Bashkim Fino, që paraqiti programin e tij vetëm pak muaj para datës së përcaktimit të presidentit të ri. Por kur jemi vetëm pak ditë larg zgjedhjeve, çfarë mund të thuhet tanimë kur konkurrenti përballë Dukës nuk e ka shpallur ende programin?

/Sport Ekspres/

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.