Welcome to Vlora

Kapiteni i Alcoyanos: Unë doja fanellën e një tjetër futbollisti, por djali më tha që t’ia marr Modriçit

Kapiteni i Alcoyanos, Jonathan Niguez Esclapez ka treguar se djali i tij ka kërkuar nga ai që t’ia merrte fanellën Luka Modricit pas ndeshjes kundër Real Madridit.

Alcoyano mbrëmë shkaktoi befasinë e dorës së parë duke eliminuar Realin nga Kupa e Mbretit pas fitores 2-1.

Pas ndeshjes futbollistët e Alcoyanos morën edhe fanella të lojtarëve të Real Madridit, por sipas rregullave kundër Koronavirusit atyre u dhanë të reja dhe jo ato që u përdorën në lojë.

Kapiteni i Alcoyanos, Jony ka zbuluar se djali i tij kishte kërkuar fanellën e Luka Modricit, të cilët më pas edhe e mori, pavarësisht se ai në fillim mendonte për atë të Kroosit.

“Për ne kjo do të thotë gjithçka, sepse këtu tani jemi në një situatë shumë të komplikuar për shkak të koronavirusit dhe për disa orë njerëzit e Alcoy, falë Zotit, kanë qenë në gjendje të harrojnë problemet”, tha ai.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.