Welcome to Vlora

Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, Porto Palermo

Nëse kalatë e jugut të Shqipërisë do i krahasonim me xhevahirët e një kurore, Porto Palermo është padyshim diamanti më i bukur e më i shndritshëm.

Ndërtuar mbi një ishull që lidhet me bregun përmes një rripi të ngushtë toke të krijuar enkas, kjo kala tërheq vëmendjen për formën trekëndore dhe tre bastionet hijerëndë ne secilën qoshe. Kalaja e sotme u ndërtua në vitin 1814 me kërkesë të Ali Pashë Tepelenës, duke shkatërruar rrënojat e kështjellës së Justinianit.

Përballë kalasë ndodhet dhe kisha e Shën Kollit, ndërtuar me detyrim nga gratë himariote. Falë gjëndjes së mirë të kalasë dhe plazhit të kristaltë që gjendet aty, ky vend është renditur i pari nga Huffington Post si një nga 15 destinacionet për t’u zbuluar në Evropë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.