Welcome to Vlora

Ibrahimaj: Miratuam buxhetin për vitin 2023, parashikojmë rritje ekonomike

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se qeveria ka miratuar buxhetin për vitin 2023.

Në fjalën e saj ministrja Ibrahimaj tha se prritet që të ketë dhe një rritje ekonomike në vend me 2.6%.

“Sapo dolëm nga mbledhja e Këshillit të Ministrave që mori në shqyrtimin projket-buxhetin e 2023. Ne parashikojmë që gjatë vitit 2023 ekonomia shqiptare të rritet me një normë 2.6 % në terma realë dhe 5.7 % në terma nominalë.

Parashikojmë që inflacioni që ka qenë kryefjala e këtij viti dhe shqetësimeve të lidhura me rritjen ekonomike të nisë të ngadalësohet duke arritur në një nivel mesatar prej 3.6 %.  Ne nëpëmjet buxhetit do të vijojmë të kemi një kosolidim fiskal dhe duke parashikuar një palancë primare pozotive.

Në lidhje me parametrat makroekonomik kemi disa skenarë. Marrim parasysh që rreziqet që lidhen me parashikimin për vitin e ardhshëm janë në krahun rënës e ky projekt buxhet do bëjë të mundur të krijojë hapësirat që ekonomia të përballojë rreziqet në një formë të duhur e solide duke krijuar hapësira për çdo goditje që mund të vijë në të ardhmen”, tha Ibrahimaj.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.