Welcome to Vlora

Ministrja Kumbaro: Do të shtojmë kufirin minimal të plazheve publike për bashkitë

Ministrja  e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, u shpreh sot pas mbledhjes së qeverisë se ministria po përgatitet për sezonin e ardhshëm veror.

Ajo bëri me dije se në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi ndryshimin e kufirit minimal të stacioneve të plazheve publike, që do të përdoren nga bashkitë.

Kumbaro: Qeveria po përgatitet për sezonin e ardhshëm veror në një kohë rekord si asnjëherë më parë.Kaluam vendimin e KM për disa ndryshime në rregulloren e menaxhimit të stacioneve të plazhit, sepse nuk do të mendojmë për plazhin kur pushuesit mendojnë plazhin, por të mendojmë më përpara në mënyrë që sezoni i ardhshëm të jetë  më i mirë.

Një ndryshim që vlen të përmendet është ndryshimi i kufirit minimal të stacioneve të plazhit publike që do të menaxhohen nga bashkitë, ndonëse këtë vit në total 50% e parcelave të plazhit të parashikuarsa nga bashkitë  bregdetare ishin publike, minimumi ligjor ishte 20% dhe e ngritëm në 30% me vendimin e sotëm.

Nga këto kontratat do të vazhdojnë edhe për vitin tjetër dhe për kohëzgjatjen e lidhur. E rëndësihme është që të themi se nga këto kontrata të cilat kanë vlerë për pushtetin vendor, mjafton të përmendim faktin se 208 milionë lekë janë mbledhur nga bashkitë në vitin 2019 dhe 505 mln lekë janë mbledhur nga menaxhimi i stacioneve të plazhit në vitin 2022.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.