Welcome to Vlora

Sërfisti Salihaj tregon ‘aventurën’ në det: Pritëm 3 orë në ujë, nuk heq dorë nga pasioni

Spartak Salihaj tregon për ”aventurën’ e rrezikshme që kaloi një natë më parë ku mbeti për 3 orë në det të hapur së bashku me të vëllain, Ermalin. Të dy vëllezërit janë të apasionuar pas sportit të serfit.

Ata kishin dalë së bashku për serf në plazhin e Darzezës, ndërsa vëllait të tij ju këput një fije e balonës duke e zhytur në ujërat e ftohta të Adriatikut.. Menjëherë Spartaku është futur për ta kapur ndërsa ai dhe balona u larguan  rreth 1500 metra nga bregu i detit, por një tjetër incident për pak sa si mori jetën:

“Ndodhi që vëllait tim ju këput një fije e balonës, e mori deti ose era dhe e futi në thellësi të tjera, po vetë doli. Pastaj vajta unë për të marrë balonën, për të rikuperuar balonën ngaqë ka atë koston e saj edhe ishte afër për momentin.

Ndërkohë era e favorizonte për tu larguar nga bregu i detit, nuk e afronte edhe sa vinte e largohej ndërkohë tentova për të shkuar tek ajo humbas edhe bordin rrugës sepse më ndihmonte për të rreshkitur mbi ujë, e braktis bordin dhe shkoj për të kapur balonën, e kap balonën edhe filloj për tu kthyer me anë të balonës me të cilën shkova, diku te 1500 metra brenda në det, në thellësi të detit edhe nuk zgjat shumë 10 minuta që po tentoja për të dalë me anë të balonës, ndalon era për një moment ndalon era dhe më bie edhe balona tjetër më të cilën unë shkojë për të kapur atë tjetrën edhe u bën dy balona, u bënë shumë fije rreth e rrotull vetes time, u ngatërrova nëpër duar nëpër qafë janë shumë të rrezikshme shumë të forta.

U detyrova që njërën nga balonat me të cilën unë shkova ta braktis ta lë edhe me tjetrën e përdora si kajak, si gomardare. Era ishte nga jugu, në drejtim të detiti jo në drejtim të tokës edhe dalja ishte shumë e vështirë 3 orë, 3 orë e gjysmë luftë.”- tregon Spartaku rreth ngjarjes që i rrezikojë jetën.

Ai u shpreh se dalja ka qenë shumë e vështirë, pasi kanë pritur për rreth 3 orë e gjysmë me shpresën se do të vinte ndonjë varkë nga zona apo ndonjë peshkatar. Ndër të tjera ai thotë se është e vështirë për të braktisur pasionin për detin.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.