Pas humbjes së Shqipërisë ndaj Izraelit, me shifrat 2-1, ka reaguar edhe legjenda e Kombëtares shqiptare, Sokol Kushta.
Ky i fundit nëpërmjet një postimi në profilin e tij, shkruan se kjo ishte një shuplakë për të paaftët, që dilnin në TV dhe shpreheshin se fitoren e kemi të sigurt.
Më tej, Kushta shkruan se një ndeshje futbolli fitohet në fushë dhe jo me fjalë e tangërlliqe.
Postimi i Kushtës:
Kisha 8 ditë që lexoja dhe dëgjoja në TV nga shumë specialistë dhe lojtarë të Kombëtares që në ndeshjen me Izraelin do ta fitonim, 1-0, 2-0 deri në 3-0, dhe pyesja veten po këta e dinë se kush është Izraeli?
Atë gjë e kuptuam kur filloi minuta e parë dhe deri sa ra bilbili i fundit. Kjo ishte një shuplakë për delirantët dhe të paaftët, dhe të gjithë ata që mendojnë se futbolli fitohet me fjalë dhe tangërlliqe.
Futbolli është sporti më i lehtë në botë për disa që e bëjnë me djersë, punë dhe gjak. Është një gjë kur futesh në fushë, emrat bëhen të barabartë, pasi vetëm rezultati të bën të madh.
Shto koment