Welcome to Vlora

Horoskopi për ditën e premte, 16 shtator 2022

Dashi: Gjërat po vijnë duke u përmirësuar për të lindurit e shenjës Dashi edhe për faktin se Hëna është në pozicion të favorshëm për ju, ndaj përfitoni nga kjo për raportin tuaj dashuror. Në punë situata duket e sikletshme sepse ju po bëni të vështirin/ën gjë që duhet ta shmangni.

Demi: Lidhja juaj ka probleme, ju nuk jeni i qartë për atë që doni në këtë marrëdhënie që keni, duhet të qartësohen fillimisht me veten dhe më pas të flisni sinqerisht me të. Në punë, mendja ka shkuar larg, në vitin 2023. Ju bren në çdo moment se çfarë do të bëni vitin që vjen.

Binjakët: Gjërat më dashuri duken paksa mbytëse, ju ndjeni nevojën e një pavarësie dhe individualiteti dhe pse jeni në një raport. Këto shoqërohen dhe me ndikimin që po jep Hëna pasi ka prekur shenjën tuaj. Në punë, duket se është koha për të ecur drejt diçkaje të re.

Gaforrja: Histori të reja dashurie po shfaqen dhe janë shumë intriguese, mos i humbisni. Në punë mund të ndryshoni kurs.

Luani: Hëna nuk është kundër, ka më shumë vullnet për veprime konkrete në sferën e dashurisë. Në punë filloni të nxirrni veten në pah, keni vlera.

Virgjëresha: Jeni shumë i ndjeshëm, aq sa mund të merrni majë më majë fjalët, por kjo nuk ju shërben pasi po merreni dhe me vogëlsira. Në punë është një periudhë e ngarkuar me angazhime, po ju shkakton stres.

Peshorja: Ndër personat që janë në një lidhje, disa kanë përjetuar krizë, por tani gjërat po rregullohen. Ditë me ngarkesë të plotë në punë.

Akrepi: Hëna nuk është më përballë dhe për rrjedhojë nuk është në dizavantazh me të lindurit e shenjës tuaj. Çiftet që kanë kohë së bashku do të duhet të zgjidhin keqkuptimet që u kanë lindur. Punët e reja janë burim stresi.

Shigjetari: Në dashuri ka shumë tension. Duhet të përpiqeni të relaksoheni dhe të rrini larg diskutimeve. Edhe në punë, kjo e premte duket të jetë plot stres.

Bricjapi: Është një e premte 16 kjo, ku gjërat në lidhje po ravijëzohen sepse partneri/ja juaj do të rrëfehet me sinqeritet. Në punë, shfaqen projekte të reja me kolegët.

Ujori: Ndryshe nga shenjat e tjera, ju të Ujorit, këtë të premte 16 shfaqeni me diskutime si në aspektin dashuror ashtu dhe atë profesional. Por, dashuria la dalë në plan të dytë sepse ka probleme pune për t’u zgjidhur.

Peshqit: Kjo e premte 16 fillon me shumë shqetësime në marrëdhënie. Edhe në punë gjërat nuk duken mirë sepse një kërkesa e juaja nuk do të dëgjohet.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.