Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një vajze 14-vjeçare e quajtur Eriselda. Ajo ka ardhur t’i bëjë një surprizë mamit të saj dhe t’i thotë se gjithmonë do jetë pranë saj dhe nuk do e lejë kurrë vetë. Ndër të tjera ajo rrëfeu dhe historinë e vështirë të prindërve të saj.
Eriselda: E kam pasur gjithmonë ëndërr që të vija këtu dhe t’i bëja mamit një surprizë. Jam 14 vjeç, banoj në Bathore dhe jam me origjinë nga Dibra. Ardit Gjebrea: Më trego si ka qenë njohja e mamit me babin dhe si ka qenë historia e tyre. Eriselda: Ka qenë me shkuesi. Në prag fejese babi burgoset në Greqi padrejtësisht, ku gati për një vit familja e babit dhe mami nuk e dinin fare se ishte apo jo gjallë. Pas një viti vjen lajmi që edhe i gëzoi jashtë mase por edhe që i mërziti.
Ardit Gjebrea: E kërkonit në Greqi, nuk kishte ndonjë shok. I pyesnim, thoshin është larguar, nuk e dimë ku është. Nuk e dinte askush që e kishte arrestuar policia. Eriselda: Lajmi i mirë ishte që ai ishte gjallë dhe lajmi i keq që ishte burgosur dhe dënuar me 5 vite burg. Bëri 5 vite burg dhe aty kaloi një depresion, një sëmundje që vuan dhe sot e kësaj dite dhe është i pamundur që të punojë.
Ardit Gjebrea: Kur erdhi babi nga Greqia, ishte i martuar me mamin? Eriselda: Jo, ishte në prag fejese. Ardit Gjebrea: Por mami e priti babin dhe nuk mendoi për asnjë moment ta linte babin?
Eriselda: Jo. 6 muaj pasi lindi Eriselda prindërit lëvizën nga Dibra dhe erdhën në një fshat të Tiranës, në Baldushk ku kanë jetuar për 8 vite me radhë. Për të shkuar në shkollë ajo çohej që në orën 5 sepse e kishte 1 orë e 30 minuta larg. Ajo merrte dhe dru me vete nga shtëpia që të ngroheshin në shkollë.
Shto koment