Vetëm një sezon zgjati aventura e Flamurtarit në Kategorinë e Dytë. Skuadra legjendare duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të rikthehet për të milituar në Kategorinë e Parë, me objektiv të vetëm Superioren.
Përfundoi edhe sezoni në të Dytë, teksa vlonjatet e drejtuar nga trajneri Resuli, e mbyllën me barazim në shtëpi ndaj miqve të Devollit. Në përfundim të sfidës, legjenda e futbollit Sulejman Demollari, i dorëzoi trofeun e skuadrës kampione të Kategorisë së Dytë, Flamurtarit. Ky trofe u ngrit nga kapiteni Andi Ribaj.
Ky sukses nuk është se u festua nga vlonjatet, pasi eksperienca në Kategorinë e Dytë, ishte një realitet i hidhur për një klub të madh si Flamurtari.
Shto koment