Welcome to Vlora

Flamingot bashkëjetojnë me njerëzit/ Nartë, rrallohen banorët por shtohen shpendët në fshat

Laguna e Nartës  po kthehet në një vend ku shpendët po gjejnë sigurinë në habitatin e tyre.

Mbi 200 Pelikan Kaçurrel janë afruar kohet e fundit në ketë Lagunë , ndërkohë që mbi 4000 Flamingo vijojnë ta kenë Lagunën shtëpinë e tyre.

Çifti Biba që kanë shtëpinë buzë  Lagunës, shijojnë mëngjesin e tyre nën shoqërinë e Flamingove.

 “Janë kthyer banorë tashmë për ne dhe shijojmë shoqërinë e njëri tjetrit çdo mëngjes”.

“U bë kohë që nuk dal për peshkim për shkak të zbaticës që është në lagunë, por mëngjeset vazhdoj ti shijoj duke pirë kafenë në shoqërinë e Flamingove”.

Shtëpia e Pandeliut është e vetmja që mundëson shikimin nga afër të flamingove ndaj në derën e tij trokasin shumë turistë të huaj.

Ai tregon se për afrimin e shpendëve dhe shtimin e tyre ka ndikuar moratoriumi i gjuetisë, si dhe ushqimin që ata gjejnë në ketë Lagunë.

Fshati Zvërnec me një numër të paktë banorësh si rrjedhojë e  emigrimit , tashmë ka për banorë të rinj shpendët që shtegtojnë aty.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.