Welcome to Vlora

OBT: Shqipëria, e para në Europë dhe e dyta në botë për rritjen e turistëve të huaj

Organizata Botërore e Turizmit e ka renditur Shqipërinë në vendin e dytë në botë, dhe në vendin e parë në Europë sa i përket numrit të turistëve.

Në “Barometrin e Turizmit Botëror”, publikuar me të dhënat e sektorit të turizmit në nivel global nga janari në korrik të vitit 2022, OBT konfirmon se në vendin tonë kanë ardhur 19% turistë më shumë se në vitin 2019.

Gjithashtu, sa i përket të ardhurave të gjeneruara prej turistëve të huaj, Shqipëria rënditet në vend të katër, me një rritje prej 32% krahasuar me të ardhurat e vitit 2019.

Në periudhën janar-gusht, Shqipëria numëroi mbi 5,6 milionë vizitorë të huaj, rreth 800 mijë më shumë se viti 2019, teksa vizitorët në zonat e mbrojtura (3,3 milionë në tetë muajt e parë të vitit) dhe preferenca e turistëve të huaj për rajonin e veriut (41 %) tregojnë për një diversifikim të ofertës turistike dhe zgjatje të sezonit.

Ndërsa pesha e turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto vlerësohet të jetë mbi 17 %.

Sipas Barometrit të botuar rishtazi, në nivel global flukset ndërkombëtare të turistëve pothuajse u trefishuan nga janari deri në korrik 2022 (+172%) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, por sektori mbetet ende në 60 % të nivelit të vitit 2019, pasi shumë vende po hasin vështirësi të rikuperojnë trendet.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.