4 persona janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi u kanë marrë nga 600 euro shumë qytetarëve, me premtimin që do ti dërgonin pa probleme drejt Gjermanisë. Të katër personat janë punonjës në një agjensi private udhëtimit, ndërkohë që denoncimi për këtë rast u bë disa ditë më parë në një emision televiziv.
Veç të tjerave këta persona akuzohen se u kanë falsifikuar dhe testin e Covid të gjithë udhëtarëve që kërkonin të shkonin në Gjermani, një pjesë e të cilëve janë braktisur rrugës, pa mundur që të mbërrijë në destinacion.
Te arrstuarit jane Klotilda Çela, Ergys Vejseli, Patrit Cara, Gentiana Konini.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Shtegtimi”. Operacioni i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe elektronike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shtegtimi”, si rezultat i të cilit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
E. V., 34 vjeç, G. K., 44 vjeçe, K. Ç., 32 vjeçe dhe P. C., 37 vjeç, të katërt banues në Tiranë, me aktivitet tregtar biznes privat agjenci udhëtimi.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përfituar nga situata e pandemisë ‘’COVID-19’’, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Shto koment