Welcome to Vlora

Aksidenti tronditës në Vlorë/ Zbardhet ngjarja, arrestohet 22-vjeçarja

Aksidenti tragjik, që i mori jetën mbrëmjen e djeshme 23-vjeçares Anxhela Çapo, ka ndodhur për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesja e mjetit, bëri me dije sot Policia e Vlorës.

Në timonin e makinës ku udhëtonte viktima ishte shoqja e saj, Silvana Muho, e cila ka mbetur e plagosur rëndë pas aksidentit.

“Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i drejtueses së mjetit, shtetases Silvana Muho, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, tha policia.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, nga veprimet hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja Anxhela Çapo, 23 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por ka qenë shtetasja Silvana Muho, 22 vjeçe.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i drejtueses së mjetit, shtetases Silvana Muho, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.