Welcome to Vlora

Aksident i rëndë me vdekje, përplaset me kamionin, humb jetën infermieri 30-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Portëz në Fier, ku nga përplasja e një Benzi me një kamion ka gjetur vdekjen drejtuesi 30 vjeçar i Benzit. Policia e Fierit ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Policia informoi paraprakisht se “sot rreth orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur Portëz, shtetasi K. B., 30 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. B.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit, shtetasi B.S dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.