Welcome to Vlora

E FUNDIT/ Ukraina sulmoi bazën, 14 bombardues bërthamorë ngrihen në qiell: Çfarë ka ndërmend Putini?

Ukraina sulmoi me dronë sot bazën më të rendësishme ajrore të Rusisë, ku janë të pozicionuar bombarduesit strategjikë Tu-95 në Saratov, gjë e cila u konsiderua si një goditje e fortë në zemër të rusëve.

Mësohet paraprakisht se nga sulmi janë dëmtuar dy bombardues Tu-95, ndërsa sëfundmi është dhënë alarmi se 14 avionë të tillë janë ngritur në qiell nga kjo bazë.

Nuk dihet ende nëse avionët në fjalë janë ngritur në fluturim në një mision hakmarrës ndaj Ukrainës për sulmin e mëngjesit të sotëm apo po largohen prej bazës Engels me qëllim mbrojtjen nga ndonjë sulm tjetër me dron.

Ngjarja është në zhvillim.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.