Welcome to Vlora

Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin në lagjen “1 Maji” , arrestohet 27-vjeçari nga Vlora

Plagosi me mjet prerës (thikë), vjehrrin dhe kunatin e tij dhe u largua nga vendngjarja, kapet dhe vihet në pranga pas një orë kërkimesh e ndjekjeje nga shërbimet e Policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ishin plagosur me mjet prerës (thikë) dy shtetas, menjëherë shkuan në vendngjarje.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera në vendngjarje është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Shërbimet e Policisë pas afro një orë kërkimesh kanë lokalizuar, kapur dhe prangosur, në lagjen “8 Nëntori”, autorin e dyshuar shtetasin R. K., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas pas një konflikti të çasit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., 61 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, të cilët ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 mjete prerëse thika. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.