Qarku i Vlorës po përjeton numër të ulët të lindjeve vit pas viti. Mjekët thonë se tendencat janë gjithnjë e në ulje, ndërsa shkaqet mendohet të jenë socio-ekonomike dhe emigracioni.
Numri i Lindjeve në Vlorë po pëson rënie shqetësuese nga viti në vit.
Mjekët thonë se trendet janë në rënie të vazhdueshme ndërsa kjo vërehet jo vetëm në krahasimin vjetor por edhe mujor.
“Është e vërtetë që ka një rënie të numrit të lindjeve. Në 2021 kemi pasur gjithsej 720, ndërkohë që po ta krahasojmë me 2020 kemi pasur 770 lindje. Kjo nuk është një rënie drastike, por gjithsesi vihet re trendi në rënie vit pas viti i numrit të lindjeve,” tha mjekja. Problemet socio-ekonomike, emigrimi dhe planifikimi familjare janë disa nga shkaqet kryesore që mendohet të kenë ndikuar në uljen e numrit të lindjeve.
“Faktorët janë ekonomikë, socialë, emigracioni por edhe planifikimi familjar që ka qenë një nga faktorët kryesorë që nga viti 1990 e mbrapa që ka sjellë një ulje të numrit të lindjeve.
Në vitin 2021 Vlora ishte qarku me shtresën më të ulët natyrore, ndërsa kjo gjë reflektohet në lindshmërinë dhe vdekshmërinë atje.
Shto koment