Welcome to Vlora

Aksidentet në Vlorë, policia kontrolle e postblloqe në rrugët e qytetit! Gjobë disa automjeteve

Aksidentet e shumta gjatë këtyre ditëve në Vlorë kanë bërë që të ketë një numër të madh postblloqesh policie përgjatë gjithë qytetit. Ditën e sotme, madje edhe në mbrëmje efektivët e policisë kanë ndaluar e gjobitur dhjetra automjete. Njësia operacionale gjithashtu ka marrë pjesë në këtë aksion ndaj të gjithë drejtuesve të pabindur apo atyre që nuk respektojnë sinjalistikat rrugore.

Madje mëngjesin e djeshëm në ambjentet e komisariatit Vlorë është mbajtur një takim me të gjithë efektivët e rendit e të rrugores në lidhje me aksidentet që përgjakën rrugët e këtij qyteti.

Gjatë ditëve të fundit janë regjistruar disa aksidentete rrugore në zonën e Vlorës me pasojë vdekje. Më 25 janar humbi jetën efektivi i policisë, Nuri Malaj gjatë një aksidenti ku u përplasën dy makina me njëri-tjetrin.

Ndërkohë më 26 janar ndodhi një aksident në aksin Vlorë-Fier ku humbi jetën 25-vjeçarj Anxhela KAPO teksa është arrestuar shoqja e saj e cila drejtonte makinën, 22-vjeçarja Silvi Muha. Një tjetër aksident ndodhi ditën e djeshme në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ ku një Makine  perplasi nje motor  e për pasojë u plagos një person.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.