Welcome to Vlora

Zgjedhjet e 25 prillit, Ambasadorja e SHBA-së thirrje liderëve politikë: Zgjidhni me kujdes kandidatët, largoni të korruptuarit

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, gjatë konferencës “ Kostot e Demokracisë” që po mbahet ditën e sotme, theksoi se zgjedhjet e 25 prillit duhet të jenë transparente dhe të drejta.

Ajo u bëri thirrje liderëve politikë që të zgjedhin me kujdes kandidatët dhe se duhet të largojnë ata të korruptuar.

“Liderët duhet të largojnë politikanët e tyre të korruptuar nga lista, duhet të zbatohet dekriminalizimi. Liderët duhet të tregojnë transparencë, financime transparente sikurse punojnë me sistemin u bëjmë thirrje të kontrollojnë kandidatët. Populli shqiptar meriton më tepër, nuk duhet të votojë për kriminelë në një demokraci shqiptare. Ata do të jenë ata që do të vendosin pushtetin. Anëtarët e Shoqërisë Civile do të japin mendimet e tyre që Shqipëria të mbajë zgjedhje që njihen , duke bërë rekomandime për përmirësime”, tha Kim.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.